E thjeshtë dhe e shijshme, kjo sallatë do ju nderojë në darkën e sotme
E dimë që të gjithë i keni sytë tek gjeli i detit me përshesh, mishi i pjekur dhe bakllavaja, megjithatë s'mund t'i thoni kurrë jo një pjate sallate të shijshme dhe super të thjeshtë për t'u përgatitur.

PËRBËRËSIT:
200 g rukola
50 g fiq të tharë
50 g kumbulla të thara
50 g kajsi të thara
50 bajame
50 arra
1 portokall

PËRBËRËSIT PËR SALCËN:
50 ml vaj ulliri
lëngu dhe lëkura e 1 portokalli
kripë dhe piper
20 g djathë Parmigiano

PËRGATITJA: Në grirëse elektrike ose në blender hedhim vajin e ullirit, shtojmë lëngun e një portokalli dhe pak lëkurë, kripë, piper, djathin Parmigiano dhe i bluajmë derisa të formohet një masë e njëtrajtshme. Në një tas, vendosim rukolën, shtojmë frutat e thata dhe e shërbejmë me salcën e portokallit sipër.


Shtuar më 31/12/2019, ora 18:27

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori