E rrallë, vogëlushja 5-vjeçare po kalon në menopauzë
Pëlqej
Një vajzë e vogël nga Australia, së shpejti do të shfaqë shenja të menopauzës pasi ajo filloi ciklin menstrual në moshën katër vjeçare">vjeçare si pasojë e sëmundjes Addison.

Emily Dover edhe pse 5 vjeç, ka qime pubike, gjinj të zhvilluar dhe akne në fytyrë, tha për Mirror Online nëna e Emily.

moshën 5 vjeçare">vjeçare, vogëlushja Dover vuan edhe nga mbipesha, gjë që e ka bërë të tallet nga shokët e klasës.

“Ajo nuk pati kurrë shansin të ndihet një vajzë e vogël”, tha nëna e saj Tam, 41 vjeç.

E vogla austriliane është gjithashtu shumë e ndjeshme për shkak të gjendjes së saj dhe diferencat me shokët e klasës të cilët nuk mund ta kuptojnë sëmundjen e Dover.

Megjithëse ajo ka lindur e shëndetshme, filloi të rritej me shpejtësi brenda një jave nga dita kur kishte lindur ndërkohë që kishte probleme me gjumin.

moshën katër muajshe, ajo ishte rritur në madhësinë e një fëmije 1 vjeç dhe në moshën dy vjeçare">vjeçare gjinjtë i ishin zhvilluar.

Pas testeve dhe analizave të shumta që vogëlushes iu bënë ndër vite, Dover u diagnostikua me sëmundjen Addison në moshën 4-vjeçare">vjeçare.

Gjendja e Dover karakterizohet nga një çrregullim i rrallë i gjëndrave të veshkave, duke bërë që asaj t’i mungojnë dy hormone kryesore: kortizol dhe aldosterone.

Kjo sëmundje megjithëse zakonisht prek vetëm të rriturit mbi moshën 30 vjeçare">vjeçare, në disa raste kur prek edhe fëmijët, mund të shkaktojë pubertet të hershëm dhe trajtimi i domosdoshëm i hormoneve do të stimulojë simptomat e menopauzës.

Dover është gjithashtu në spektrin e autizmit dhe vuan nga çrregullime të gjendjes emocionale, një simptomë e zakonshme e të sëmurëve me Addison.

Sëmundja e Addisonit është një çrregullim që ndodh kur trupi i njeriut prodhon sasi të pamjaftueshme të hormoneve të caktuara të prodhuara nga gjëndrat adrenale. Në sëmundjen e Addisonit, gjëndrat e veshkave prodhojnë shumë pak kortizol dhe shpesh nivele të pamjaftueshme të aldosteronit. /albeu.com/
Shtuar më 10/10/2017, ora 17:21

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori