Rama thirrje liderëve të Ballkanit Perëndimor: Refuzoni çdo propozim që s’lidhet me anëtarësimin në BE

Kryeministri Edi Rama në një intervistë për Financial Times u ka bërë thirrje liderëve të Ballkanit Perëndimor të refuzojnë propozimet e fuqive të jashtme dhe të mbajnë besimin në ëndrrën e anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

“Shqipëria nuk do të heq dorë kurrë nga Evropa dhe BE-ja, cilado qoftë forma e BE-së në të ardhmen”, tha Rama duke shtuar: “Shqiptarët kanë zhgënjimet e tyre me Brukselin, por kjo nuk e ndryshon bindjen se ne duhet të jemi atje. Ne i kemi konsumuar të gjitha historitë e dashurisë më parë dhe martesat,”. Këtu iu referua lidhjeve fillimisht me Rusinë dhe më pas Kinën që Shqipëria kishte në epokën komuniste.

“Ne po kërkojmë një martesë të re, jo për të vjetrat. Por sigurisht, kjo lloj martese është e vështirë”, u shpreh kreu i qeverisë./albeu.com


Shtuar 17.01.2022 10:09

Tags: ,