Fatmir Mediu takim me të rinjtë e Tropojës: Atë që na ka falur Zoti, nuk mund ta shkatërrojë pushteti

Kryetari i PR së bashku me Arbiosin, këshilltaret e Partisë Republikane, deputetin Isuf Çelaj dhe kandidatin e opozitës për Tropojën Besnik Dusha e filluan takimin me të rinjte e Tropojës me një vizite tek busti i heroit te demokracisë Azem Hajdari, prijësi i Lëvizjes Studentore kundër regjimit komunist.

Arbios dhe të rinjtë e tjerë shprehën angazhimin e tyre për të fituar bashkinë e Tropojës.

Kandidati Besnik Dusha theksij se kjo qeveri e urren Veriun dhe Tropojën, duke e zhytur në papunësi dhe duke larguar nga puna sa erdhi në pushtet këdo që ishte tropojan.

Asnjë investim nuk është bërë në Tropoje tha ai, ndërsa nën qeverisjen e të djathtës janë bërë investime të rëndesishme në infrastrukturë.

Deputeti Isuf Çelaj theksoi se bashkia e Tropojës do t’i kthehet Tropojës dhe të rinjve. Deri me sot me këshillat bashkiak monist, bashkia ka qenë zgjatim i qeverisë, njësoj si ish-komitetet egzekutive te komunizmit.

Arritja e Ramës në Tropojë është varfëria dhe shpopullimi.

Ne fjalën e tij kryetari i Partise Republikane theksoi se ky është momenti i të rinjve në Tropojë dhe mbarë Shqiperinë është dita për të marrë në dorë fatin tuaj.

“Qeveria po përdor çdo mejt për të na thyer dhe manipuliar, duke bërë presion, duke varfëruar e shpopulluar, duke luftuar kundër lirisë sonë.

Pa liri nuk ka jete, pa besim nuk ka të ardhme, pa familje nuk ka komb dhe keto vlera te jashtëzakonshme ne duhet t’i mbrojmë.

Ata që na ka fal Zoti ne nuk mund ta lëmë ta shkatërrojnë njerëzit e pushtetit.

Prandaj çdo votë Republikane do jete dhe votë per Besnik Dushën.

Të shkojme tek cdo familje, tek cdo Tropojan per të votuar në 14 Maj dhe per te fituar kundër varferise, shpopullimit dhe shkatërrimit të familjes dhe Shqipërisë.”

/Albeu.com/