Olta mbështet Arbrin: Kiara bëri gabimin më të madh që u rifut, gërhima i duket melodi

Olta Gixhari mendon se rifutja e Kiarës në Big Brother është gabimi më i madh që ka bërë.

Këtë mendim e ka shprehur në emisionin “Më lër të flas”  dhe mbështet batutën e Arbrit që gërhima është bërë melodi për të.

Olta Gixhari: Kiara ka bërë gabimin më të madh që është futur dhe perla është batuta e Arbërit që tha gërhima iu kthye në klarinetë, në melodi do thosha unë.  Kjo është fantastike.

Romeo Veshaj: Mendon dhe ti se rikthimi i Kiarës e ka bërë pak më arrogante duke marrë vesh se gjithë situatën që është jashtë që është shtuar dashuria për Luizin tek Kiara.

Olta Gixhari: Se di tani, po mjafton që gërhima është kthyer në melodi, për mua mjafton dhe ke thënë gjithçka./Albeu.com/


Shtuar 8.04.2023 10:03