Sa herë që teshtijmë
njerëzit thonë
shëndet. Por asnjëherë nuk e kemi menduar se cila është arsyeja që e thonë. Ky nuk është një zakon të cilin e përdorin vetëm në Shqipëri por në shumë vende të botës.
Edhe pse në disa vende ndryshon, si përshembull, në Britaninë e Madhe kur
dikush tështin, thuhet “bless you”, që do të thotë “bekime”. Pra ndryshon fjala por kuptimi është thuajse i njëjtë, personi që teshtin i urohet të ketë
shëndet.
Teshtima e ka origjinën që në vitet 1346, në kohën e pandemisë së madhe të njerëzimit, murtajës, e cila u mori jetën miliona njerëzve në Evropë dhe Azi. Teshtima ishte një nga shenjat e para të kësaj sëmundjeje të rëndë.
Kjo është arsyeja përse sa herë që
dikush teshtinte,
njerëzit pranë tij i uronin
shëndet, jetë të gjatë apo bekimin e Zotit. Që prej asaj kohe,
njerëzit vazhdojnë të urojnë
shëndet sa herë që
dikush teshtin, edhe pse në fakt shumë pak prej nesh e dinë përse e bëjmë këtë veprim.
Shtuar më 03/12/2019,
ora 23:45