E kemi bërë gabim, çaji i kamomilit nuk pihet siç na kanë mësuar
Kur na kap ndonjë grip ose i ftohtë, bëhet i zakonshëm një refren (normalisht mami): “Pije çajin sa është i nxehtë!”. Po, çajrat këshillohen të konsumohen të nxehtë (pa na përvëluar gjuhën), mirëpo me kamomilin nuk ndodh kështu.

Kamomili bën pjesë në familjen e drograve bimore mjekësore dhe ekspertë të fushës theksojnë se njerëzit përgjithësisht s'marrin asnjë përfitim, sepse e konsumojnë gabim.

Sipas tyre, çaji i kamomilit duhet të pihet kur uji të jetë i vakët, sepse vetëm në atë temperaturë arrin të japë efekt përmbajta aktive; lënda përgjegjëse për efektet e kamomilit në organizëm. Mund t’ja hedhësh ujin e nxehtë, por jo ta pish sepse ende nuk janë çliruar në filxhan substancat e rëndësishme.

Bustinat e kamomilit përmbajnë grimca (organe të bimës) si përshembull kërcell dhe papastërti të tjera. Këto janë të panevojshme, por vihen në interes të kompanive përkatëse prodhuese. Ndaj, ngjyra që merr çaji nuk vjen vetëm nga lulet, por edhe nga pjesët e tjera. Ndaj, për të përfituar gjithë efektet e kamomilit, sigurohuni ta pini kur të jetë ftohur mjaftueshëm.
Shtuar më 05/03/2018, ora 17:38
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori