Akuza për sulm seksual, Kevin Spacey në lot kur u shpall i pafajshëm

Një juri britanike të mërkurën e shpalli aktorin të pafajshëm për nëntë akuza. Spacey qau kur u dha vendimi.

Aktori i njohur, Kevin Spacey, është shpallur i pafajshëm nga një juri në Britani lidhur me nëntë akuzat për sulme seksuale, shkruan The New York Times.

Akuzat ndaj aktorit që ka fituar dy herë çmimin Oscar dhe të njohur për rolet e tij në film dhe televizion, duke përfshirë “House of Cards”, filluan para gjashtë vjetësh.

Në momentin kur u lexua fjala përfundimtare “i pafajshëm”, sipas NYT, aktori filloi të qante dhe psherëtiu shumë i lehtësuar.