Ndërron jetë aktorja e famshme (EMRI-FOTO)

Është ndarë nga jeta në moshën 98-vjeccare aktorja e famshme greke Dina Stathatou. Ajo u bë e njohur në rolin e të fejuarës së Vassilis Logothetidis në filmin e famshëm “Santa Tsikita.

Dina Stathatou ka marrë pjesë në katër filma dhe dhjetëra shfaqje teatrale, jo vetëm me Logothetides, por edhe me të njohurit Emilios Veakis, Alekos Alexandrakis, Thanos Tzerenalis, Stefanos Stratigos, Vassilis Protopappa dhe Ilya Livikou, Katerina Andreadis, Smaro Stefanid. Alekos Sakellarios madje ka shkruar role enkas për të.

“Sot u nda nga jeta një nga aktoret e fundit që bashkëpunoi me të madhin Vassilis Logothetides”, ka shkruar aktori dhe presidenti i SEH Spyros Bibilas.


Shtuar 13.04.2023 18:17