Shkoi si turist në Itali, i riu shqiptar kapet “mat”, po tentonte të vidhte një banesë

Tre persona tentuan të hynin në një banesë natën mes të dielës 16 korrik dhe të hënës.

Njëri prej tyre, një 20-vjeçar shqiptar, i cili kishte shkuar nëv Itali pak ditë më parë me vizë turistike, u arrestua me akuzën e tentativës për vjedhje të rëndë.

Ngjarja ka ndodhur në via Monte Nero, ku policia ka ndërhyrë pas denoncimit të një banori të zonës i cili dyshonte për praninë e tre personave.

Të tre, pasi janë ngjitur në tubacionet e gazit të një pallati, kanë mbërritur në ballkonin e një apartamenti në katin e dytë.

Mbërritja e policisë ndërpreu tentativën për vjedhje dhe të tre u larguan duke marrë drejtime të ndryshme.

Vetëm njëri nga të tre, 20-vjeçari me origjinë shqiptare, u bllokua dhe u arrestua./Albeu.com/


Shtuar 18.07.2023 20:10