E dini pse këpucët e famshme Christian Louboutin janë të kuqe poshtë?
Po të pyesni çdo vajzë çfarë këpucësh do donte të blinte, me siguri që një palë këpucë me taka, Christian Louboutin, do ishin në majën e dëshirave të thuajse kujtdo.

Me takën e tyre stiletto të lartë dhe ngjyrën e kuqe, Louboutin janë një pasaportë mode që çdo njëra nga ne do donte të arrinte ta kishte.

Por ne nuk e kemi ditur kurrë historinë që fshihet pas shtresës së kuqe poshtë këpucëve.

Pasi analizoi librin e Christian Louboutin të botuar nga Rizzoli, Marie Claire zbuloi që kur kishte nisur karrierën si një arkitekt kopshtesh, ishte smalti i thonjve që e frymëzoi Louboutin.

Pasi i vodhi asistentes së tij smaltin e kuq, Louboutin leu pjesën e poshtme të zezë të një këpuce thjesht për të parë sesi dukej, por në fund i pëlqeu aq shumë sa që nga ai çast i realizoi të gjitha këpucët e tij me një shtresë llaku të kuq.

Për fat, Louboutin nuk përdor më smalt thonjsh për të lyer këpucët e tij, por nëse buxheti juaj nuk mund të shtrihet deri te një palë taka, mund të blini një smalt thonjsh ‘Rouge Louboutin’ që ka fiks atë ngjyrë si shtresa ikonike. /albeu.com/
Shtuar më 21/08/2017, ora 22:24
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori