Mblidhet Këshilli Kombëtar i Integrimit, i pranishëm Komisioneri për Zgjerim

Këshilli Kombëtar për integrimin Evropian është mbledhur sot në Kryesinë e Kuvendit.

Të pranishësm në Kuvendin e Këshillit Kombëtar është edhe kryemonisioneri i BE-së për Zgjerimin dhe Fqinjësinë e Mirë, Oliver Varhelyi.

Tema që do të trajtohet në Këshiloin Kombëtar kanë të bëjën me ccështje se ccfarë pritet nga Shqipëria gjatë procesit të negociatave me Bashkimin Evropian.

Në fjalën e tij Komisioneri për Zgjerim lavdëroi masat që Shqipëria ka marrë për ecurinë e procesit të integrimit evropian. Ai tha se rritja e rolit të Kuvendit për integrimin është hap shumë i mire.

“Jam i kënaqur të shoh krijimin e një organi drejtues kaq të rëndësishëm për BE në Shqipëri. Kjo tregon dedikimin dhe përkushtimin partiak, e kemi diskutuar që në ditën e parë të mandatit tim, që kur kisha kontakt me qeverinë dhe me opozitën. Nuk mjaftohet vetëm me anëtarët e -parlamentit, shpresoj se kjo platformë të përdoret si standard diku tjetër. Është detyra e gjithkujt që të kontribuojë me gjithçka ka, këtu jo gjithçka bëhet vetë nga Qeveria.
Kjo përfaqëson transformim të shoqërisë, se shoqëria dhe ekonomia duhet të ndryshojnë. Me këtë ju do hiqni barrierat që qëndrojnë në rrugën e mallrave dhe shërbimeve, do hiqni pengesat”, tha nKomisioneri./albeu.com/