E çuditshme, por e vërtetë: Taktika që ju shpëton nga larja e xhinseve
Lavatriçja është e pashmangshme por ka njerëz si Ceo i Levi’s Chip Bergh i cili si duket ka vendosur tju bëjë jetën më të thjesht njerëzve dhe ka deklaruar se xhinset duhet të lahen shumë rrallë ose kurrë.

Edhe pse kjo mund të jetë diçka e neveritshme për njerëzit që janë maniakë të pastërtisë, ai ka treguar se vetë cdo njollë e pastron me një furçë dhëmbësh.

“Një palë xhinse të mira nuk kanë nevojë të lahen në lavatriçe përveç shumë rrallë ose kurrë”, tha ai në një video që shumë shpejt u bë virale në të gjithë botën.

Argumenti i tij bazohet në faktin se larja e një palë xhinsesh Levis në të vërtetë shkakton dëme në material dhe është humbje e ujit. Sa më shpesh të lahen, aq më shumë e humbin ngjyrën e tyre e sidomos kur lahen në lavatrice.

Bergh nuk është i vetmi ekspert që del me këtë këshillë. Uebfaqja e Denim thotë se më gjatë ti lini xhinset pa larë, aq më mirë do të duken ato.

Bergh këshillon që në vend që ti lani xhinset thjesht sepse i keni veshur një herë, ju mund ti vendosni në ngrirje brenda natës për të zhdukur gjithë bakteret ose mund ti lini jashtë në diell dhe vetëm mund ti pastroni kurdo që bëhen diku pis.

Duket gjë e çuditshme për tu bërë por përderisa e thonë ekspertë…
Shtuar më 29/10/2020, ora 23:59

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori