E çuditshme, goditjet në tru i ndryshojnë njerëzit
Ekspertët thonë se nuk është e pazakontë që sulmi në tru të shkaktojë ndryshime psikike, emocionale dhe biheviorale, por disave dëmtimet në tru ua ndryshuan tërësisht jetën. Ja rastet më interesante të tilla, të dokumentuara kohët e fundit nga mjekësia..

1. E humbi aftësinë të ndjehet i trishtuar
68-vjeçari Malcolm Myatt pësoi një sulm që ia dëmtoi pjesën ballore të trurit që kontrollon emocionet. Si rezultat i kësaj, e humbi aftësinë që të ndjehet i trishtuar.

"Kurrë nuk jam depresiv. Brengat nuk me shqetësojnë. Më pëlqen gjendja që jam, gjithmonë i lumtur, e jo e kundërta. Prandaj, kjo është përparësi për mua”, ka thënë shoferi në pension i autobusit.

2. Lojtari i ragbit u bë berber dhe homoseksual
Ish-lojtari i ragbit, Chris Birch, pësoi një goditje gjatë ushtrimeve. Kur u zgjua zbuloi se është homoseksual.

26-vjeçari para sulmit në tru ishte heteroseksual, i fejuar me një femër, por pastaj e ndërpreu lidhjen, e la profesionin e tij dhe u bë berber.

3. Anglezi që flet vetëm gjuhën e Uellsit

Pas dëmtimit të trurit të shkaktuar nga një sulm, 81-vjeçari anglez, Alun Morgan, ka harruar gjuhën e tij amtare. Ai nisi të flas gjuhën e Uellsit, të cilën kurrë nuk e kishte mësuar.

Morgan ishte rritur në Angli dhe shumicën e jetës së tij fliste vetëm anglisht. Në Uells herën e fundit ishte 70 vjet më parë.

Mjekët besojnë se përvoja Morganit është shkaktuar nga një çrregullim i trurit që quhet afazi: dëmtimi i pjesëve të trurit që rregullojnë përdorimin e gjuhës. Gjithashtu, ka indikacione se Morgan kishte mësuar pak gjuhën uellsiane kur ishte i ri. Si fëmijë ka jetuar me gjyshen e tij, që fliste këtë gjuhë, ndërsa gjatë Luftës së Dytë Botërore së bashku me fëmijët e tjerë u dërgua në Uells për të shpëtuar nga bombardimet gjermane.

4. Theksi i Xhamajkës

Linda Walker nga Newcastle, kur u zgjua pas një sulmi në tru, kuptoi se e kishte ndryshuar krejtësisht theksin e saj. Ekspertët besojnë se 60-vjeçarja ka një sindromë të theksit, një gjendje në të cilën pacientët flasin ndryshe pas dëmtimit të trurit, shkruan Shekulli. Linda është një nga 50 rastet me këtë sindromë në 65 vitet e fundit.

Asaj nuk i e pëlqen kjo që i ka ndodhur, sepse ndihet si një person tjetër.

"Motra ime thotë se tingëllojë italisht, vëllai im thotë se tingëllojë sllovakisht, e dikush tjetër si franceze e Kanadasë. Herën e fundit më thanë se flas si nga Xhamajka, diçka që nuk di ta shpjegoj”, thotë ajo.

5. Artisti digjital
Ken Walters nuk ishte tip artisti, para se të pësonte sulmin në tru më 2005. Pas një aksidenti të tmerrshëm, të cilin ai e mbijetoi, një ish-inxhinier mbeti në karrocë invalidi dhe i pa punë, gjë që rezultoi me depresion.

Kur gjërat nuk mund të bëheshin më keq, ai pësoi një sulm në tru. Por, hemorragjia cerebrale që mund ta bënte jetën e tij më të vështirë, rezultoi me dhunti të papritur. Walters nisi të zhvillohet si artist digjital, të krijojë një biznes dhe kompani të suksesshme në moshën 51-vjeçare.

6. E ndjen krahun e tretë
Kjo përvojë e pabesueshme i ka ndodhur një zviceraneje e cila pretendon se ndjen se e ka edhe një krah të tretë.

Mjekët e dërguan në teste, ndërsa neurologia e saj e quajti këtë fenomen të besueshëm. Në fakt, kur mjekët e pyetën gruan të lëvizte krahun e saj “fiktiv”, truri reagonte ashtu sikur ajo vërtet mund ta lëvizte. Kur mjekët i thanë të kruajë faqen, aktivizohen pjesët e trurit që ndërlidhen me të prekurit. Kështu, është aktivizuar edhe korteksi virtual gjë që indikon se ajo e sheh dhe e ndjenë vërtet krahun “fantazmë”. /albeu.com/
Shtuar më 01/09/2013, ora 18:48
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori