E bën xixë, produktet më të mira për të larë makinën
Ka disa produkte te thjeshta, te cilat mund ta lajnë me mire makinën sesa një lavazh i thjeshte. Ja cilat janë ato.

Dylli

Për t’i dhënë me shume shkëlqim makinës mund te përdorni dyllë te shkrire çdo dy muaj. Pasi ta keni pastruar njëherë me një cope makinën, hidhni një shtrese shume te holle dylli. Me pas hiqeni dyllin me kujdes, shpëlajeni makinën dhe do shihni rezultatin.

Nafta

Hidhni pak nafte jo aromatike ne një kove me ujë dhe pastroni xhamat. Ato do jene me te pastra se kurrë.

Alkooli

Shpëlani fillimisht makinën qe t’i ike pluhuri dhe me pas fërkojeni me një sfungjer te lagur me ujë te ngrohte dhe alkool. Lani pragjet dhe dyert, pjesët plastike dhe fshirëset e xhamave.

Soda

Për te pastruar pjesën e brendshme te makinës qe është bere shume pis, përzieni pak sode me ujë dhe lagni një sfungjer. Pastroni vetëm pjesët e ndotura ne mënyrë qe te mos krijoni viza. Shpëlajeni me pas me ujë te ftohte e te pastër. Këtë gjë mund ta bëni edhe për te pastruar fenerët.

Getat

Zonja te dashura mos i hidhni getat qe ju çahen. Ato mund te zëvendësojnë me se miri sfungjerët mjafton qe t’i mbështillni mire duke krijuar një topth. Duke e lagur atë me pak ujë me detergjent mund te hidhni njollat qe lënë insektet e ndryshme.

Pasta e dhëmbëve

Për te pastruar me se miri fenerët pasta e dhëmbëve është me e mira. vendoseni ate tek vendi i duhur dhe fërkojeni me një sfungjer te bute.
Shtuar më 10/03/2019, ora 20:13
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori