Dy veprime që s’duhet t’i bëni, po e detyroni partnerin t’ju japë duart
Një marrëdhënie në çift gjithnjë kërkon kohë, impenjim, durim dhe korrigjim të sjelljeve tuaja bazuar në atë çka partneri kërkon…

Me këtë të fundit e kemi fjalën për disa sjellje të posaçme të cilat konsistojnë në irritim të partnerit, ose thënë më troç, kur partneri duket që nuk duron dot një sjellje tuajën, atëherë mos vijoni ta përsërisni.

Për ju mund të duket një llastim i momentit apo një lojë dëfryese, por ama duhet të kuptoni që “kukull apo lolo” po bëni pikërisht personin e zemrës.

Të flasim për dy veprimet që nuk duhet të vazhdoni t’i përsërisni, e përsërisni, e përsërisni

Shumë lidhje mund të nisin nga kritikat, meshkujt i adhurojnë kritikat në një lidhje pasi ato cënojnë unin e tyre dhe menjëherë fillojnë të fiksohen me një femër që i kritikon gjithë kohën.

Me kalimin e kohës, kritika bën që marrëdhënia të shndërrohet në fiksim, e më pas në një ndjenjë të fortë dhe dashuri (ndoshta) të mirëfilltë.

Deri në këtë pikë nuk ka asgjë për t’u shqetësuar, mirëpo problemi fillon të nisë kur ju femra filloni ta ngacmoni partnerin tuaj me kritika, në një kohë kur ai është i tejngopur me to.

Ai dhe askush nuk ka nerva për të duruar kritika dhe për më tepër nuk ka energji të vetëmbrohet gjithë kohën.

Kështu, marrëdhënia fillon të bëhet e lodhshme për të dyja palët, veçanërisht për mashkullin i cili realisht fillon të mendojë rreth faktit që shumë shpejt t’ju japë duart.

E dyta…

Mos injoroni angazhimet e tij në punë apo prioritet që ka në jetë.

Në një marrëdhënie nuk është aspak e drejtë që dikush të jetë në qendër të vëmendjes, as mashkulli, as femra.

Nëse vazhdimisht injoroni angazhimet e tij, kjo është diçka e cila me kalimin e kohës do shënjojë shkatërrimin e marrëdhënies suaj.

Një këshillë e vogël! Edhe kur nuk doni t’ja dini fare për ndeshjet e tij të futbollit me “çunat” (mund t’i ndodhë çdo femre), mund ta pyesni apo t’i dërgoni një mesazh të tipit: “Hë zemër, fitove?”
Shtuar më 13/07/2019, ora 14:58
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori