Dy receta për kafe me akull
Pëlqej
Në këto ditë të nxehta edhe kafeja shijon më mirë e ftohtë, me akull.

Ja recetat për 2 llojet; të thjeshtën dhe atë më të shijshme, me krem.

Kafe me akull
1 ekspres i shkurtër 20/22 ml
44 ml qumësht bajameje
Akull deri sa të mbushet e gjithë gota

Hidhni një ekspres të shkurtër në një gotë xhami dhe hidhni shumë kuba akulli deri në grykë. Më pas shtoni qumështin dhe lëreni derisa të përzihen të gjitha bashkë.

Kafe me akull me krem
3 ekspres
Akull
44 ml qumësht bajame

Përgatisni 2 ekspres dhe bashkojini në një mikser së bashku me kubet e akullit. Sapo të jenë bashkuar, mbani mënjanë kremin e marrë dhe përgatisni një ekspres tjetër. Në një gotë xhami, hidhni kremin e marrë, ekspresin, qumështin e bajames dhe akull derisa të mbushet plot. /shije.al/
Shtuar më 11/11/2017, ora 23:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori