Dy maska me produkte shtëpie për të shpëtuar përgjithmonë nga flokët e yndyrshëm
Yndyra e flokëve përbën arsyen bazë të ankthit të bukurisë që mund të përballojë një femër. Luftojeni atë duke marrë masa mbrojtëse dhe t’ju bëjnë që të harroni komplet ekzistencën e saj.

Flokët kërkojnë kujdes shumë veçantë dhe të vazhdueshëm! Në lidhje me këtë po ju rekomandojmë dy maska një herë në javë për flokët me yndyrë!

Përbërësit:

1 lugë mjaltë,
1 lugë e ujit,
1 e verdhë veze,
lëng nga gjysmë limoni.
Përdorimi:

Përzieni të gjithë përbërësit së bashku.
Lani flokët tuaj, aplikoni maskën, lëreni të veprojë 15 minuta dhe pastaj shpëlani flokët mirë. Pas kësaj flokët tuaj do të duken të shëndetshme dhe me shkëlqim!
Maska 2

Përbërësit

1/3 gotë uthull molle
1 lugë mjaltë
10 pika vaj lavande
lëngu i 1 limoni ose gjysmë limoni të shtrydhur
Përdorimi

Përziejini të gjitha bashkë derisa të shkrihet mjalti. I lani flokët, i fshini me peshqir dhe pastaj vendoseni përbërjen nga rrënja tek majat. Lëreni 20 minuta e pastaj shpëlajeni.

Shtuar më 21/01/2020, ora 20:10

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori