Dy gota qumësht në ditë për të rënë nga pesha
Pëlqej
Jeni në dietë? Mos hiqni dorë nga qumështi duke menduar se ka shumë kalori, sepse vetëm pirja e rregullt e tij mund t'ju bëjë që të bini më kollaj nga pesha.
Ky është konkluzioni i publikuar në American Journal of Clinical Nutrition, sipas të cilit, kush pi mesatarisht dy gota qumësht në ditë për dy vjet humb 5 kilogramë e gjysmë më shumë krahasuar me ata që nuk konsumojnë qumësht apo prodhimet e tij.

Të dhënat erdhën pasi një grup kërkuesish izraelitë morën nën vëzhgim 300 burra dhe gra mbipeshë duke i vënë për dy vjet në një dietë me përbërje yndyrnash, në një dietë mesdhetare apo në një regjim me pak karbohidrate.

U pa se ata persona që kishin në dietë sasi më të madhe kalciumi pas dy vjetësh kishin humbur 5 kilogramë e gjysmë më shumë se sa të tjerët.
Shtuar më 07/11/2010, ora 17:19
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori