Dush në mëngjes apo në darkë, zgjidhet dilema
Pëlqej
Nëse preferon të lahesh në mëngjes, sepse kështu dukesh më pastër e më freskët, ju këshillojmë ta rimendoni si zgjidhje.

Sipas dermatologut nga New York-u, Dr.Samer Jaber, larja e fytyrës dhe trupit në darkë është shumë e rëndësishme për shëndetin tuaj të lëkurës – veçanërisht gjatë muajve të pranverës dhe verës.

Nëse keni qëndruar gjatë gjithë ditës jashtë, keni djersitur dhe keni punuar shumë, ju duhet me patjetër një dush para se të shkoni në shtrat. Gjatë pranverës, mund të mbuloheni nga poleni, kështu që s’keni pse e merrni me vete kur flini. Në këtë mënyrë, reduktoni rrezikshmërinë nga ndonjë alergji e mundshme”, tha ai për Daily Mail.

Hulumtimet nga universiteti i Harvard-it kanë treguar se dushi në darkë mund t’ju ndihmojë të flini më lehtë. Një dush i ngrohtë është relaksues, por sigurohuni që të laheni rreth 90 minuta para se të bini për të fjetur.

Por gjithsesi nëse jeni një person “i ashpër” kur vjen puna tek dushi i domosdoshëm i mëngjesit, mund të vazhdoni rutinën tuaj, ndërsa ju të tjerët që s’i keni problem oraret, merreni parasysh këtë këshillë: Dush në mbrëmje!
Shtuar më 17/08/2018, ora 21:56
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori