Dush në mëngjes apo në darkë, studiuesit i japin fund dilemës
Dilema, të lahesh më mirë në mëngjes apo në darkë?! Në fakt shumica prej nesh lahen kur ta kenë më mbarë, por universiteti i Harvardit ka një përgjigje si për ato që lahenmëngjes dhe ato që lahen në darkë.

Dushimëngjes dhe efektet pozitive:

Sipas Shelley Carson, lektore psikologjie në Harvard, duhet të laheni në mëngjes kur gjërat në punë janë stresuese, apo jeni nën presion për të qenë kreativ. Sipas saj, dushi nxit kreativitetin, pasi jeni dhe i relaksuar dhe vigjilent.

“Procesi konjitiv është i shlodhur, i ri dhe i rigjeneruar, në këtë mënyrë idetë e zgjidhjet do t’ju vijnë vetë”, thotë Carson.

Dushimbrëmje dhe efektet pozitive:<.b>

Studimi tregon se dushimbrëmje para se të flini ndihmon njerëzit që e kanë të vështirë të pushojnë, pas ul nivelin e kortizonit të lidhur me stresin. Ai rregullon temperaturën e trupit dhe ka treguar se gjumi të zë më lehtë.

Dermatologët gjithashtu sugjerojnë që dushimbrëmje e mban lëkurën të pastër, nga papastërtitë dhe ndotjet e mbledhura gjatë ditës.

Përfitimet nëse do bëjmë një ndërthurje oraresh:
Të ndryshosh rutinën e dushit është diçka e mirë pasi thyen rutinë. Kështu mund të shijoni përfitimet e të dyjave, dushit të mëngjesit dhe të mbrëmjes.

Shtuar më 09/07/2019, ora 20:35
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori