Duhani në shtatzani, shkaku kryesor për fëmijë me astmë
Duhani është një element që ne e kemi cilësuar gjithmonë shumë të dëmshëm për organizmin e njeriut. Sipas një studimi, fëmijët të cilët vijnë në jetë nga një nënë që konsumon rregullisht duhan mund të shfaqin probleme me astmën.

Konsumi i duhanit efektet e para i jep që fillimet e jetës së një foshnje e cila ka lindur nga një nënë që konsumon duhan.

Ky studim i kryer me 21.600 fëmijë të cilët kanë lindur nga nëna që kanë konsumuar duhan, tregon se rrisqet e këtyre fëmijëve janë dramatike. Këta fëmijë kanë një tingull të vazhdueshëm fishkëllime gjatë frymëmarrjes së tyre, duke bërë që të kenë probleme të herë pas hershme dhe ngushtim në rrugët e frymëmarrjes.

Ajo që vihet re është se akoma ka shumë nëna të pandërgjegjësuara të cilat vazhdojnë të konsumojnë duhan edhe pse janë në kushte të tilla. Ky fakt rrit numrin e të prekurve me astmë në moshën parashkollore.

Konsumi i duhanit në muajt e parë të shtatzanisë e bën shumë të vështirë zhvillimin e fëmijës sidomos ai i shkakton vështirësi në frymëmarrje dhe në sistemin imunitar. /albeu.com/
Shtuar më 25/01/2015, ora 12:38

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori