Kush është shqiptari, babai i dy fëmijëve që vdiq tragjikisht në Itali

Një ngjarje e rëndë me pasojë vdekjen e një shqiptari ka ndodhur në Itali.

Bëhet fjalë për një person i cili u hodh në pishinën e hotelit dhe vdiq menjëherë më pas, mbase goditi kokën në dysheme.

Tragjedia për 40 vjeçarin shqiptar ndodhi natën midis të shtunës dhe të dielës në Lido Savio, në Ravenna.

Mediat italiane shkruajnë se ai është Edmond Vistaraj, i martuar, baba i dy fëmijëve, banues në Carugate.

Hipoteza kryesore për shkakun e vdekjes është një dëmtim i kokës.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:00 të së shtunës në mbrëmje në pishinën e një hoteli rezidencial.

Sipas informacioneve paraprake, i ndjeri ishte me miqtë që festonin pranë pishinës, kur u hodh në ujë.


Shtuar 10.08.2020 21:52