Dua të ha, po s'më lë gjumi (VIDEO)
Çdo kujt i ka ndodhur që të ketë një uri të tmerrshme dhe njëkohësisht një gjumë të thellë. Shumë herë mund të keni rënë për të fjetur edhe pa ngrënë, pasi gjumi ka qenë më i fortë se uria.

Por t,i bëni të dyja?? Nuk e besoj...

Një djal 3-vjeçar është gjendur në një situatë të tillë. Ai dëshiron të hajë, por edhe të flejë.

3-vjeçari mundohet disa herë të mbarojë ushqimin e tij, por e zë gjumi gjithmonë duke krijuar një skenë që ka tërhequr rreth 110 mijë klikime që kur është ngarkuar në Youtube.

Vogëlushi përtypet, ndalon, i bie koka dhe zgjohet sërish duke vazhduar të përtypet dhe duke luftuar me gjumin. /albeu.com/
Shtuar më 01/05/2013, ora 13:27

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori