Dorëhiqet i gjithë stafi organizues i Eurovizionit
Stafi i festivalit më të madh të muzikës ne Evropë, Eurovision, ka dhënë dorëheqjen.

21 anëtaret e ekipit organizativ dhanë dorëheqjen, por sipas pretendimeve të para, dyshohet se ata janë shkarkuar në dhjetor të vitit të kaluar, kur në krye erdhi shefi i ri.

Lidhur me këtë, themeluesi i Eurovizionit ka thënë se transmetuesi publik i Ukrainës duhet te arrije t'i kryeje te gjitha përgatitjet me kohë, pavarësisht trazirave.

Mësohet se së bashku me ekipin organizues dorëheqje kane dhënë edhe dy producentë. /albeu.com/

Shtuar më 15/02/2017, ora 14:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori