Dyshohet se ishin në ndjekje të bosit të drogës, rrëzohet avioni ushtarak! Të paktën 14 viktima

Një avion ushtarak “Black Hawk”, i cili dyshohet se ishte në ndjekje të bosit meksikan të drogës që u arrestua atje, është rrëzuar.

Nga rrëzimi i tij raportohet për të paktën 14 viktima deri më tani dhe një të plagosur.

Helikopteri është rrëzuar në veri të Sinaloa dhe bëhet me dije se ai i përkiste forcave të armatosura meksikane.

Njoftimi është bërë i ditur nga mediat meksikane, të cilët raportojnë gjithashtu se po punohet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Policia Kombëtare Meksikane, ende nuk ka qartësuar, por dyshohet  se përplasja ka gjatë një operacioni të zhvilluar në kuadër të kapjes së bosit të drogës Rafael Caro Quintero, operacion ky i kryer në një zonë aty pranë.