Tre veshjet të cilat nuk duhet të mungojnë në garderobën tuaj (FOTO LAJM)

Të gjithë kanë shije të ndryshme, për veshjet, për ushqimin apo dhe për pamjen e jashtme. Por këto 3 veshje duhet te gjenden në garderobën e gjithësecilit pavarësisht diferencave midis tyre. E nëqoftëse ka disa nga ju që po lexoni bëni mirë ti mësoni dhe ti blini tani!

Bluza e bardhë: Po është ajo bluzë të cilën e përdorim gjithmonë dhe kombinojmë të gjitha veshjet tona qoftë një kostum, një sarafan, një fund apo pantallona. Është një must, gjithmonë!

Xhaketa xhins: Dhe kjo funksionin e ka të njëjtë pasi përderisa hyn në këtë renditje do të thotë që kombinohet me cdo gjë. Me fustanin tuaj të preferuar me lule, me bluzën e bardhë, me tutat nëse doni të dukeni pak më moderne apo dhe me një fund dhe me atlete.

Pantallonat klasike: Janë ato që kanë ekzistuar gjithmonë. As të ngushta as të gjëra të thjeshta dhe pa shumë ndërlikimesi dhe lehtesisht të kombinueshme.
Shtuar më 14/05/2019, ora 21:08
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori