“PD mbeti si një dru i thatë” Berisha: Basha nuk lëvizi asnjë gjethe, u kujdes për karrigen e tij

Ish-kryeministri Sali Berisha gjatë fjalës së tij në Kuvend ka akuzuar kryetarin e PD-së se e ka kthyer opozitën në një forcë të dobët politike për shkak të marrëveshjeve me kryeministrin Rama dhe interesit për të qëndruar në karrige.

Berisha tha se PD, pas 8 vitesh, i shëmbëllen një druri të thatë që nuk gjelbëron as në dimër e asnjëherë.

“Në vitin 2013, PD pas 8 vitesh në qeveri humbi zgjedhjet. Njohu rrotacionin e pushtetit dhe dha dorëheqje, siç duhet të bëjë çdo kryetar. Në krye të PD erdhi një përfaqësues i gjeneratës së re, që në vend të fuqizonte PD-në, Beri të kundërtën e saj

Lulzim Basha në 8 vite de fakto u faktua vet si një kallt opozitar. Ai nisi drejtimin e partisë duke u përkulur ё kundërshtim me ligjet Kushtetutën, fuqinë e forcës që drejtonte, duke u përkulur para regjimit të Edi Ramës. Dy vite më vonë Rama i bllokoi projektet e PD-së. Duke pasur armatën e demokratëve dhe bashkinë më të madhe bë vend, kryetari ynë nuk lëvizi asnjë gjethe.

Zinxhiri i gabimeve të tij erdhi duke u trashur. Çdo nismë që ndërmori e ndërpreu me urdhër të kujt askush se di. Çdo protestë që nisi nuk e sosi kurrë me sukses. Bëri prita politike kundër bashkëpunëtorëve të tij. Personaliteteve që kishin kontribute historike në këtë parti. Në 8 vite ndërtoi monumentin e hiçit. Në 8 vite në përfunduam në një forcë politike që nuk shihte asnjë fitore. PD i shëmbëllente një druri të thatë që nuk gjelbëron as verë e asnjëherë. PD pas zgjedhjeve të 2021, të cilat ai i shpalli masakër elektorale, se të tilla ishin, mbeti jetime. Vota e 62000 shqiptarëve mbeti jetime, sepse Basha u kujdes për karrigen e tij dhe marrëveshjen me kreun e meduzës”, tha Berisha./albeu.com

 


Shtuar 11.12.2021 13:38