Champions League, Pioli paralajmëron lojtarët: Me Napolin këtë herë është ndryshe

Milani fitoi 1-0 në ndeshjen e parë çerekfinale ndaj Napolit në Champions League, ndërsa nesër në Napoli do kërkojë biletën për në fazën tjetër. Tekniku i kuqezinjve, Pioli në konferencën e zakonshme për shtyp e pranoi se do të jetë mjaft e vështirë, por pati besim te skuadra.

“Është normale që jemi shumë të motivuar, shumë të përqendruar, do të jemi shumë të vendosur të përpiqemi të arrijmë ku duam. Ne presim një ambient krejtësisht të ndryshëm në krahasim me ndeshjen e fundit që kemi luajtur atje në kampionat, jemi të vetëdijshëm për këtë. Por është po aq e vërtetë që këto mjedise do të na japin një motivim të madh dhe energji të madhe”.

A do të ketë ndryshime nga dy sfidat e mëparshme? “Ndoshta diçka do të ndryshojë edhe nesër, si në pozicionet tona ashtu edhe në ato të rivalëve tanë. Në çdo rast, çdo lojë tashmë bën historinë e saj… Është e çuditshme që takohemi tre herë brenda pak ditësh, por shyqyr që është kështu. Sigurisht që do të jetë një ndeshje emocionuese, le të flasim për mundësinë që njëra apo tjetra skuadër të arrijë në gjysmëfinalen e Champions League, pra do të jetë një ndeshje e nivelit të lartë, me cilësi, vëmendje, vendosmëri, intensitet, energji, por sigurisht që do të jetë një nivel i lartë loje”.

A ndiheni të sigurt? “Besimi është atje dhe duhet të jetë aty, ne jemi të vetëdijshëm për cilësitë tona, por jo sepse tashmë kemi fituar kundër kundërshtarëve tanë, por sepse i dimë vlerat tona, e dimë mënyrën tonë të lojës, sigurisht që do të zbresim në fushë me besim të madh. Ne kemi një avantazh shumë të vogël, por këtë vit Napoli, veçanërisht në Champions League, ka shënuar mesatarisht të paktën tre gola në ndeshjet në shtëpi ndaj kundërshtarëve si Eintracht, Rangers, Ajax dhe Liverpool. Morëm një avantazh të vogël, por do të jetë një kualifikim ende për t’u merituar, për t’u fituar dhe sigurisht që do të ketë një ndeshje të nivelit të lartë për të luajtur” – tha ai.


Shtuar 17.04.2023 17:32