Dogana shkatërron çantën e dorës 19 mijë dollarë me lëkurë aligatori
Një çanta e shtrenjtë prej 19 mijë dollarësh me lëkurë aligatori u shkatërruar nga zyrtarët e doganave në Australi pasi pronarja e së cilës u përpoq të hynte në vend pa lejen e duhur për mallin.

Forca Kufitare Australiane e sekuestroi çantën Saint Laurent, të blerë në internet nga një butik në Francë, në një depo ngarkesash në Perth të Australisë Perëndimore në muajin janar.

Sipas qeverisë Australiane, blerësja kishte shpenzuar gati 20 mijë dollarë amerikanë për çantën e dorës. Por ndërsa produktet e aligatorëve lejohen në vend, hyrja e tyre kontrollohet sipas Konventës për Tregtinë Ndërkombëtare të Specieve të Rrezikuara të Florës dhe Faunës (CITES), për t'u siguruar që ato nuk janë të lidhura me tregtinë e paligjshme të botës së egër.

Blerësja duket kishte siguruar një licencë eksporti nga Europa, por jo edhe një licencë nga CITES për Australianë.
Shtuar më 06/09/2020, ora 17:15

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori