Mancini me doza të larta optimizmi: Shpresoj se do ta fitojmë Kupën e Botës

Italia nuk ka arritur të kualifikohet direkt për Kampionatin Botëror “Qatar 2022”.

“Azzurët” kështu kanë dëshpëruar në kampanjën kualifikuese.

Ekipi i Roberto Mancinit në ndeshjen e fundit ndaj Irlandës Veriore ka barazuar me rezultat 0:0.

Italia mbetet e dyta në grupin C me 16 pikë, dy më pak se Zvicra që kualifikohet direkt në Botëror.

Kampioni i Evropës, kualifikimin në Kupë të Botës tani do ta kërkojë përmes play-offit, e që do të jetë më e vështirë.

Pas ndeshjes, trajneri i Italisë, Roberto Mancini tha se Italia do të kualifikohet përmes play-offit dhe shpreson që ta fitojë Kupën e Botës.

“Tani përgatitemi për mars dhe kalojmë në play-off të sigurt. Ne do të rezervojmë vendin tonë në Kupën e Botës në mars dhe shpresojmë të fitojmë edhe turneun”.


Shtuar 16.11.2021 08:44