Nënë e bijë u vetëflijuan, nisin hetimet ndaj sekteve fetare

Vetëm dy ditë më parë i gjithë vendi u trondit nga ngjarja e rëndë ku në një apartament në Kombinat u gjet e vdekur një vajzë dhe nëna e saj.

Abcnews.al raporton se të gjitha sektet fetare po hetohen nga prokuroria.

Ditën e premte Zhaneta dhe Anisa Josifi, nënë e bijë, 56 dhe 33 vjeç, janë gjetur të vetëflijuara në shtëpinë e tyre në Kombinat, ndërsa vajza tjetër, Blerta Josifi, 34 vjeç është në gjendje të rëndë shëndetësore.

Të treja kanë qenë pjesë e një sekti fetar.

Dyshohet se Anisa Josifi ka humbur jetën disa muaj më parë, por është mbajtur në shtëpi nga e ëma dhe motra me shpresën e ringjalljes.

Trupi i saj është gjetur i lyer me vajra dhe lëngje të tjera për të ngadalësuar dekompozimin.


Shtuar 4.07.2020 10:46