Do i riktheheni aktivitetit fizik pas infektimit me Covid? Mjekët japin disa këshilla
Një studim i publikuar në New York Times, ka trajtuar situatën fizike të njerëzve pasi kalojnë
Covid-19. Mjekët që kanë marrë pjesë në studim kanë vërejtur se shumë pacient që përpiqeshin t'i ktheheshin aktivitetit të mëparshëm, kishin vështirësi në frymëmarrje dhe lodhje ekstreme. Gjithashtu këto vështirësi ishin parë dhe tek pacient mjaft të shëndetshëm dhe të aftë fizikisht, përpara se të infektoheshin me
Covid-19. Edhe
nëse kishin
simptoma të lehta gjatë infektimit, përsëri, situata fizike post-covid ishte e vështirë.
Njerëzit që kanë patur një aktivitet të rregult fizik përpara infektimit me
Covid-19, duhet të marrin disa masa përpara se të ushtrohen përsëri:
Mos u ushtroni nëse jeni ende i/e sëmurë
Mos ushtroni
nëse keni simptoma aktive, duke përfshirë ethe, kollë, ose dhimbje gjoksi.
Rikthehuni ngadalë në aktivitetin fizik
Edhe
nëse keni pasur vetëm
simptoma të lehta, pa dhimbje gjoksi apo pa temperaturë, duhet të prisni derisa të
keni të paktën shtatë ditë pa
simptoma para se të ktheheni në stërvitje. Filloni me vetëm 50% të intensitetit normal. Rekomandohet një kthim gradual, hap pas hapi dhe i ngadalshëm në aktivitetin e plotë.
Ndaloni ushtrimet nëse simptomat kthehen
Nëse pas kthimit në aktivitetin fizik ju kthehen simptomat, duke përfshirë dhimbje gjoksi, ethe, rrahje zemre të shpejta duhet të vizitoni një mjek.
Testohuni
Nëse keni simptoma të ftohjes ose gripit, testohuni për
Covid-19 para se t'i ktheheni stërvitjes.
Nëse mendoni se mund të
keni pasur
Covid-19, një test mund t'ju ndihmojë ju dhe mjekun tuaj të merrni vendime për kthimin e sigurt në stërvitje.
Edhe
nëse nuk jeni diagnostikuar kurrë me
Covid-19, kini kujdes dhe kushtojini rëndësi mënyrës se si ndiheni. Shumë njerëz me
Covid-19 nuk e dinë se e kanë, ose kanë
simptoma të përgjithshme si shqetësime të lehta, lodhje ose dhimbje të muskujve. Prandaj tani më shumë se kurrë duhet ta dëgjoni trupin tuaj.
Shtuar më 20/11/2020,
ora 10:54