Rama në Greqi për të hapur ekzpozitë, Mitsotakis e pret për darkë jozyrtare

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis do të shtrojë sonte në orën 20:30 një darkë për kryeministrin Edi Rama, në Megaro Maximos.

Vizita e Ramës në Greqi është jozyrtare dhe zhvillohet në kuadër të ekspozitës së pikturave të tij që do të hapë në Zappeion para darkës me Mitsotakis.

Axhenda e Ramës do të plotësohet me pjesëmarrjen e tij në forumin ekonomik të Delphi ku do të marrin pjesë biznesmenë dhe drejtues kompanish të mëdha. /albeu.com


Shtuar 20.03.2023 16:16