Djali nga Gramshi rindërton Titanikun (FOTO LAJM)

Një djalë i ri nga Gramshi ka rikrijuar thuajse në perfeksion, edhe pse në miniaturë, anijen fatkeqe të Titanik-ut.

25-vjeçari gramshiot Resmantin Rika i cili ka mbaruar shkollën në Vlorë për inxhinier anijesh duket se e ka pasion të madh këtë fushë dhe tashmë ai ka realizuar një mrekulli.

Resmantini ka arritur të projektojë e të krijojë sipas mendjes së tij anijen e famshme, e cila në fotot e realizuara duket si e vërtetë, me të gjitha detajet dhe elementët që e bëjnë të duket njësoj si origjinalja.

Kjo nuk është vepra e parë e të riut nga Gramshi shkruan gramshinewz.al.

Deri më tani ai nuk ka arritur ende të ushtrojë si duhet zanatin e t ij, por gjithsesi nuk ka hequr dorë nga ëndrra për t’u bërë një inxhinier shumë i zoti, edhe pse deri tani ka hasur vështirësi në këtë rrugë të nisur. /albeu.com/
Shtuar më 02/07/2017, ora 16:57
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori