"Dita e Kuqove" në Bredë (FOTO-LAJM)

Dje më 1 shtator në Hollandë u festua Dita e Kuqove. kokëkuqët nga e gjithë bota mblidhen së bashku në qytetin e Bredës për të krijuar një atmosferë të "zjarrtë".

Fillesat i ka në vitin 2005 dhe pjesëmarrësit shtohen çdo vit, ndërsa këtë vit janë numëruar rreth 5 mijë kuqo.

Për të marrë pjesë në këtë ngjarje duhet të kesh flokë të kuqe natyrale dhe gjithashtu duhet të vishesh me ngjyrën e vendosur nga organizatorët. Këtë vit ishte bluja. /albeu.com/
Shtuar më 02/09/2013, ora 13:35
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori