Akuza për korruptim të dëshmitarëve, Silvio Berlusconi shpallet i pafajshëm

Ish-kryeministri i Italisë, Silvio Berlusconi, është shpallur i pafajshëm në lidhje me akuzat për korruptimin e dëshmitarëve në një rast prostitucioni me të mitur.

Berlusconi akuzohej se kishte paguar 24 persona, për të dhënë dëshmi të rreme në një gjyq të mëparshëm, ku ai u akuzua se kishte paguar për të kryer marrëdhënie seksuale me një kërcimtare 17-vjeçare marokene në një klub nate.

“Unë mund të shpreh vetëm kënaqësinë tonë maksimale për këtë lirim të padyshimtë,” tha avokati i Berlusconit, Federico Ceçoni.

Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni e mbështeti vendimin, duke e quajtur një lajm të shkëlqyer./albeu.com/


Shtuar 15.02.2023 18:00