Gledis Nano në SHBA, takim me shefin e DEA-s dhe zyrtarë të tjerë

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Gledis Nano, gjatë vizitës së tij në Uashington, ka zhvilluar në sërë takimesh të rëndësishme me zyrtarë tëagjencive ligjzbatuese.

Takimet kishin për qëllim rritjen e bashkëpunimit për shkëmbim të informacioneve, hetimi dhe operacione të përbashkëta në luftën kundër krimit të organizuar, korrupsionit dhe terrorizmit, si dhe për të përforcuar marrëdhëniet e ngusta dhe bashkëpunuese midis Policisë së Shtetit shqiptar dhe qeverisë së SHBA-së.

Nano u takua me Zëvendësndihmësprokurorin e Përgjithshëm, me shefin e Operacioneve të Administratës së Zbatimit të Drogës (DEA) dhe disa drejtues të tjerë të lartë.

Amerikanët vlerësuan vendosmërinë e Policisë së Shtetit në luftën kundër krimit të organizuar dhe terrizmit, si edhe ofroun mbështetjen e tyre për policinë shqiptare në të ardhmen.