Rama “ngre dolli” me reporteren e famshme të luftës në Kosovë: Gëzuar Pavarësinë

Kryeministri, Edi Rama, është takuar sot me gazetaren e njohur të CNN, Christiane Amanpour, e cila ka raportuar luftën e Kosovës.

Me rastin e 15-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, Rama ka uruar bashkë me gazetaren nëpërmjet një video në Facebook, këtë ditë të shënuar për Kosovën.

Siç duket në video Rama dhe gazetarja ngrenë dolli për festën e Kosovës.

“Me legjendën e CNN dhe reporteren e paharrueshme të luftës së Kosovës, Christiane Amanpour, një urim për pavarësinë e Kosovë”, ka shkruar Rama në Facebook./albeu.com/