Disa shenja të sigurta për të zgjedhur partnerin e jetës
Edhe nëse jeni e lumtur me partnerin tuaj dhe ju duket se çdo gjë funksionon si më së miri, prapëseprapë ndonjëherë e pyetni veten se a është pikërisht ai njeriu i duhur për ta kaluar jetën me të.

Ja shenjat që tregojnë se me të vërtetë jeni bërë për njëri-tjetrin.

Nëse i dashuri ju dëgjon me kujdes sa herë që i flisni, atëherë dijeni se pranë vetes keni një njeri i cili ju do sinqerisht. Ai nuk do t’ju injorojë edhe nëse i drejtoheni gjatë ndonjë ndeshjeje futbolli, apo gjatë emisionit të tij të preferuar politik. Do të mundohet që t’ju ndihmojë sa herë që do të keni problem dhe do të jetë me ju në të mirë dhe në të keq.

Ju ledhaton mashkulli që ju do, çdo ditë ju shpërblen me ledhatime dhe me dëshmi të vogla por të rëndësishme të cilat tregojnë se për të jeni personi më i rëndësishëm në jetë. Pa marrë parasysh se a ua përgatitë darkën, apo ua ngjesh këmbët, duhet ta dini se, në atë mënyrë, ai ua shprehë dashurinë e tij.

Keni shumëçka të përbashkët nëse keni qëndrime të njëjta shoqërore, financiare dhe ekonomike, atëherë stabiliteti i lidhjes tuaj është i garantuar.
Shtuar më 22/03/2011, ora 19:30

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori