Barcelona dhe Juventusi e mbyllin në “paqe” miqësoren, Dembele dhuron spektakël në 45 minuta, Leva ende në kërkim të golit (VIDEO)

 Në orët e para të mëngjesit të sotëm në SHBA është zhvilluar miqësorja e luksit mes Juventusit dhe Barcelonës e cila ka përfunduar në barazim 2-2.

Autorët e golave ishin nga një për secilën skuadër, Moise Kean dhe Ousmane Dembele.

Anësori i Barcelonës i cili u aktivizua vetëm 45 minuta tregoi një formë dhe një klas të lartë duke realizuar 2 spektakolarë.

Në krahun tjetër, Kean bëri mirë si zëvendësues i Vlahovic duke u gjendër në pozicionin e duhur dy brenda në zonë dhe e çuar topin në rrjetë.

Nga minuta e parë në sulm për Barcelonën ishin Aubameyang dhe Lewandokwsin, me polakun që edhe në këtë ndeshje e tentoi disa herë golin, por ende nuk e ka gjetur.

Ajo që vihet re te skuadra e katalanasve është se tanimë Xavi po arrin të dublojë të gjitha pozicionet, për të përballuar një sezon të gjatë dhe të ngjeshur si kurrë më parë me një botëror në mes./albeu.com