“I kam borxh gjithçka”, burri në foto ishte një nga njerëzit më të rëndësishëm në jetën e Zlatanit, Ibra madje ka një tatuazh për nder të tij

Kush është Freddie Fu?

Zlatan Ibrahimovic ka një tatuazh për nder të një burri të quajtur Freddie Fu. Ibra bëri tatuazh imazhin një vit më parë dhe tregoi historinë e veçantë që qëndron pas tij.

Ai shkroi në Twitter: “Freddie Fu më dha një shans të dytë në karrierën time. Unë jam ende në krye vetëm falë tij. Unë i detyrohem atij gjithçka. Faleminderit Freddie Fu. U prefsh në paqe”, shkruan albeu.com.

Kush është Fu? Ai ishte një kirurg i njohur ortopedik që ndihmoi Ibrahimovicin të rikuperohej nga një dëmtim i tmerrshëm në gju i pësuar në gjysmëfinalen e Ligës së Evropës 2016/17 të Manchester United kundër Celta Vigos.

Ishte Freddie ai që operoi ligamentet e tij dhe e ndihmoi të rikthehej në fushë. Milani gjithashtu nderoi kujtimin e mjekut. Ai vdiq në shtator të vitit të kaluar. /albeu.com/