Kurrë nuk mund të jeni mjaft të kujdesshëm kur është fjala për shëndetin e
fëmijës.
Prandaj, po ju sjellim disa këshilla të dobishme se si do të duhej të vepronit me beben tuaj në mënyrë që
imuniteti i saj të jetë sa më i fortë.
Kujdesuni që bebja të pushojë
mjaftueshëm –
Imuniteti i lartë në masë të madhe varet nga ajo se a ka fjetur gjumë bebja
mjaftueshëm.
Shtoni vitaminën C – Nëse nënat edhe vetë kanë
mjaftueshëm vitaminë C, edhe bebet do të marrin
mjaftueshëm nëpërmjet qumështit të nënës.
Pos vitaminës C, shtoni edhe zinkun – Fëmijët të cilët kanë midis shtatë muajsh dhe tre vjetësh, duhet të marrin deri në 3 miligramë zink në ditë.
Kujdesuni për hidratimin e bebes – Marrja e mjaftueshme e qumështit është ka rëndësi për imunitetin e lartë të
fëmijës suaj. Kështu i merr të gjithë përbërësit e domosdoshëm për zhvillim të drejtë.
Ushqimi i shëndetshëm – Edhe neve prindërit vazhdimisht na kanë detyruar të hamë pemë dhe perime kur kemi qenë të vegjël. Nuk ekziston mënyrë më e mirë nga ajo natyrale që të mbrojmë organizmin.
Lani duart para kontaktit me beben – madje edhe bebes
suaj mund t’ia lani duart me sapun dhe ujë, por butësisht. Shmangni kontaktet me njerëzit e sëmurë.
Shtuar më 13/04/2020,
ora 11:14