Disa lule që shërojnë depresionin
Përpara se të merrni kuletën e të shpenzoni shuma marramendës për veshje për të qetësuar nervat, përpara se të hani një tas akullore apo se të merrni ilaçe antidepresive, blinijini vetes një nga lulet e mëposhtme të njohura shkencërisht si bimë që trajtojnë depresionin dhe ju bëjnë të ndiheni më mirë

Livando
Për mijëra vjet, kjo bimë që lulëzon përdoret si një kurë ndatyrale kundër gjendjes depressive pasi është vërtetuar se lehtëson dhimbjen e kokës, pagjumësinë dhe depresionin. Ndonëse studime të panumërta shkencore kanë vërtetuar efektivitetin e kësaj luleje, një studim i vitit 2009 zbuloi se aroma e livandos ulte presionin e gjakut tek njerëzit e stresuar.

Aloe Vera
E njohur si "bima e pavdekësisë" nga egjiptianët, kjo bime besohet se emeton energji pozitive në shtëpi duke pastruar ajtin dhe duke e pasuruar atë me oksigjen.

Borzilok
Përveç aromës së mirë , kjo erëz e freskët përmban sasi të larta të linalool. Një ekip i shkencëtarëve japonezë kryen një studim laboratorik që zbuloi se ekspozimi ndaj linalool zvogëlon aktivitetin e qindra gjeneve që zakonisht pësojnë një gjendje shoku gjatë situatave stresuese. /albeu.com/
Shtuar më 07/09/2017, ora 16:53

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori