Disa këshilla praktike për të mbajtur trupin në formë
Pëlqej
Stërvitja nuk është e vetme ajo që mban trupin në formë, tepër rëndësi ka edhe mënyra si një shtëpiake jeton, ushqehet , trajtohet , mendon etj, këto janë hallka domosdoshmërisht të lidhura bashkë, janë si ngjyrat që bëjnë të tërën e një picture.

Ja 10 hapa që duhet të ndiqni për një formë fizike e shpirtërore:

1 - Ngrihuni herët dhe para se të largoheni nga shtrati bëni mbi të ushtrime streching (tërheqje) të lehta për të rritur elasticitetin e trupit dhe gjallërimin fizik e mendor

2- Para se të hani mëngjesin, bëni 30 minuta ushtrime mbi tapet , jo mbi shtrat, kolltuk apo divan, sepse ata janë shumë elastike apo të butë, gjë që pengon ushtrimet. Mos kërceni në litar sepse hedhjet me dy këmbë njëkohësisht ju dëmtojnë gjunjët.

3- Pas ushtrimeve bwni një dush me ujë të vakët e më pas të ftohtë për të aktivizuar qarkullimin e gjakut dhe rritur elasticitetin e lëkurës

4- Pas dushit kryeni një meditim për 10 minuta duke u mbushur thellë me frymë, gjatë këtij moment pwrpiquni të përqëndroheni në temën e ditës që dëshironi të realizoni duke menduar pozitivisht.

5 - Më pas hani një mëngjes të lehtë duke u përqëndruar në ushqim e jo ne tv apo lexim gazete, kusht për asimilimin e ushqimit dhe me pas pini një kafe.

6- Uluni në tryezw të uritura e ngrihuni të pangopura. Ushqimin ditor konsumojeni jo në 3 por në 5 vakte, për të rënë në peshë apo për të penguar mbipeshën.

7- Gjatë kohës që gatuani, barkun e vithet mbajini të shtrënguara , për të evituar zgjerimin apo varjen e tyre, kjo quhet gjysma e punës që bëhet në palestër.

8- Nëse jeni të lodhura apo të stresuara duhet të hapni një muzikë e ta shoqëroni me zë, të këndoni lehtë, kjo largon përqëndrimin nga problemi, kjo quhet terapi me muzikë.

9 - Për rritjen e adrenalinws (humorit) në pauzat gjatë punëve të shtëpisë hapni tv apo radio me muzikë ritmike e hidhni hapa tw lirshëm kërcimi, kjo nxit qarkullimin e gjakut, e dërgon në pjesën e sipërme të trupit, sepse gjatë qëndrimit në një vend ai grumbullohet në këmbët poshtë dhe shkakton probleme me arteriet, marrje mendsh, lodhje etj.

10 - Mos bini të flini pa ngrënë darkë, pasi është e gabuar nëse mendoni se evitimi I darkës mund tju ndihmojë të bini nga pesha. Ushqimin e darkës konsumojeni minimalisht 2 orë para fjetjes , hani kryesisht gjëra të lehta dhe treteni atë me ecje kryesisht në natyrë në ajër të pastër. /albeu.com/
Shtuar më 14/09/2017, ora 12:02
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori