“Mihrija e ka feju djalin dhe nuk m’ka ftuar”, vjen më në fund përgjigja e koleges për Remzie Osmanin (VIDEO)

Mihrije Braha ka komentuar për herë të parë videon virale të koleges së saj Remzie Osmani, ku ajo thotë se Mihrija nuk e ka ftuar në fejesën e djalit të saj, Platorit.

“Nuk kam qënë e ftuar, shpresoj që për dasëm të djalit do të më thërras, une e kam thirr kur e kam martu djalin tem”, kishte thënë Remzija.

Mihrija ka treguar se ka një arsye pse nuk e kishte ftuar.

“Remzija kur e ka feju djalin as ajo nuk mka ftu mu, edhe unë për fejesën e djalit tem nuk e kam ftu, por Remzija kur e ka martu djalin mka thirr në darsëm, por edhe unë kur ta martoj djalin do ta thërras në darsëm” tha Mihrija në emsionin “Era Verë”.