Disa këshilla për një grim perfekt (FOTO LAJM)

Pëlqej
Kujdesi ndaj fytyrës nuk është asnjëherë i tepruar, por ama vendosja e makiazhit në kohën dhe vendin e kabuar nuk do t'ju nxirrte ju nga balta. Që ju të shkëlqeni, mjafton të dini disa truke, për të nxjerrë në pah atë që mësë miri i rri fytyrës suaj dhe me këtë t’i fshihni të gjitha mangësitë.

Ajo çfarë këshillohet është që të shmangni përdorimin e lapsit të zi, pasi ai ngushton formën e syrit tuaj. Rimeli ndonjëherë mund të jetë i mërzitshëm. Ju mund të provoni ndonjë rimel me ngjyra vetëm në majat e qerpikëve tuaj. Përveç kësaj, kjo mund t’ju japë syve tuaj pamje freskuese.

Një buzëkuq me ngjyrë të fortë do t’ju japë pamje tualetit të mbrëmjes. Secila femër duhet të ketë buzëkuq i cili është një nuancë më i hapur se ngjyra natyrale e buzëve. Kjo është një mënyrë e thjeshtë që të fitoni pamje rinore. Është me rëndësi që lëkura të jetë e shëndetshme dhe e hidratuar kur të vendosni kremin. Nëse lëkura juaj duket mirë, secili makiazh do të duket bukur.

Tualetet kanë një afat të caktuar, ku rimeli duhet të ndërohet së paku pas tre muajve. Nëqoftëse ju shqetësojnë hijet e zeza nën sy, mjafton të përdorni krem që e hidraton lëkurën. /albeu.com/


Shtuar më 06/09/2014, ora 12:55
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori