Juve dhe Inter monitorojnë Kumbullën, në garë edhe Lazio

Juventus dhe Inter vazhdojnë të insistojnë për mbrojtësin kuqezi Marash Kumbulla. Dy klubet gjigante italiane vazhdojnë të monitorojnë me kujdes situatën me 20-vjeçarin për të cilin, së fundi, është futur në garë edhe Lazio.

Juventus ka pasur të tjera kontakte por pa shkuar deri te tratativat, kësisoj Inter është akoma një hap përpara në bisedime. 28 milion euro plus 7 nga bonuset. Kjo është shifra që vlerësohet Kumbulla nga Lazio.

Inter duket i bindur për të avancuar negociatat me klubin veronez, ndërsa në sfond është shfaqur edhe Lazio e Igli Tares që ka ende nuk ka një bisedë konkrete me drejtuesit e Veronës.


Shtuar 15.06.2020 16:29