Aksident tragjik në Levan-Tepelenë, 2 të vdekur dhe 4 të plagosur (VIDEO)

Një aksident tragjik raportohet të ketë ndodhur në aksin rrugor Levan-Tepelenë.

Sipas burimeve, nga aksidenti kanë mbetur të vdekur dy persona dhe katër të tjerë janë plagosur.

Ndërkohë po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes së rëndë.

Njoftimi i policisë:

Sot rreth orës 20:20, në aksin rrugor Levan-Tepelenë, në fshatin Buzëmadh, janë përplasur automjetet tip “Zafira” dhe “Ford”.

Si pasojë e përplasjes kanë ndërruar jetë dy shtetas dhe janë plagosur katër të tjerë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit si edhe identifikimin e personave që janë plagosur dhe kanë ndërruar jetë./albeu.com/