Lajm i mirë! Spitali Amerikan dhe Ambasada Britanike ofrojnë bursa për studentët ekselentë të mjekësisë

Spitali Amerikan në bashkepunim me Programin Chevening të qeverisë Britanike mundësojnë burse studimi për studentët ekselentë ku nder te perzgjedhurit Ishte studenti Kreshnik Hoxha

Kreshnik Hoxha është studenti ekselent i Cili ka përfituar bursë nga Spitali Amerikan se bashku me programin Chevening te akorduar nga CEO i spitalit Dr.Klodian Allajbeu, për të vijuar studimet master në University College London në Britaninë e Madhe.

Kjo mbeshtetje vjen falë bashkëpunimit të shkëlqyer 3-vjeçar që Spitali Amerikan ka me Ambasadën Britanike në Shqipëri në kuadër të programit ndërkombëtar të bursave Chevening.

Falë këtij programi shumë studentë të ekselencës mund të përfitojnë bursa studimi në universitetet më prestigjoze në Mbretërinë e Bashkuar, një mundësi shumë e mirë jo vetëm për të përfituar njohuritë dhe përvojën e vendeve më të zhvilluara, por edhe për t’i implementuar ato më pas në vendin e tyre.

Spitali Amerikan, përqafoje jeten

Spitali Amerikan, përqafoje jetën!
#spitaliamerikan